Bora Asllani | IQMT

1 Qershori shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive por njëherësh shërben për të sensibilizuar prindërit dhe fëmijët në lidhje me rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve të sigurta për jetën dhe shëndetin e tyre.

Në këtë kuadër, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) organizoi një aktivitet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve mbi rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve për kujdesin e fëmijëve të tyre, si dhe lodrat që ata përdorin.

Në Tiranë, stenda e ISHMT-së është ngritur në zonën e  pedonales “Murat Toptani”, ku çdo kush mund të marrë informacion mbi sigurinë e produkteve dhe lodrave për fëmijë.

Në këtë aktivitet u shpërndanë materiale informuese mbi paralajmërimet që duhet të shoqërojnë produktet si rrethore, takëmet e ngrënies të fëmijëve, biberonat, mbajtësit e tyre si dhe instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, të cilat duhet të kontrollohen dhe lexohen me vëmendje për të shmangur rreziqet që ato mund paraqesin.

Inspektorët e ISHMT u dhanë këshilla prindërve mbi mënyrat e përzgjedhjes së produkteve dhe lodrave për fëmijë, cilat janë standardet e harmonizuara shqiptare të cilat prezumojnë sigurinë për secilën kategori, si dhe institucionet ku mund të drejtojnë ankesat e tyre lidhur me to.

Lodrat që përzgjedhim për fëmijët duhen kontrolluar për elementet e sigurisë si markimi CE, paralajmërimet e moshës, instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes.

Festat e Fundvitit, ISHMT apel operatorëve ekonomikë për tregtimin e lodrave të sigurta
Në prag të festave të Fundvitit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka shtuar numrin e inspektimeve për zbatimin me korrektësi të ligjit, me qëllim garantimin e sigurisë së lodrave për fëmijë në treg.

Kryeinspektori i ISHMT-së, Gazmend Osmani bëri të ditur se në fokus të inspektimeve nuk janë vetëm tregjet dhe dyqanet e dedikuara për tregtimin e artikujve për fëmijë, por edhe marketet dhe çdo pike tregtimi.

Osmani shpjegoi se ligji parashikon tregtimin nga ana e subjekteve vetëm të artikujve që plotësojnë standardet europiane, pra janë të markuara CE. Njëkohësisht, vuri në dukje ai, importuesit duhet të vendosin në dispozicion të tregtarëve edhe dokumentacionin përkatës nga prodhuesi i produktit, ku provohet se lodra është në përputhje me standardet europiane të sigurisë dhe nuk rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

“U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit të produkteve lodra që të vendosin në tregun vendas produkte të cilat janë në përputhje me legjislacionin shqiptar, i cili është tërësisht i transpozuar dhe në përputhje me standardet europiane për prodhimin, importin dhe tregtimin e produkteve lodra. Për të gjitha produktet që rezultojnë me përmbajtje të elementëve kimikë jashtë tolerancave të përcaktuara në legjislacionin shqiptar do të kryhet bllokimi i menjëhershëm dhe shkatërrimi i tyre”, bëri të ditur Osmani.

Kryeinspektori Osmani theksoi se për të vlerësuar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve ekonomik, inspektimet do të nisin që në pikat doganore.

Gjatë kësaj jave inspektorët e ISHMT-së kanë dhjetëra inspektime të planifikuara në treg.

ISHMT do të vijojë inspektimet dhe informimin e konsumatorëve dhe tregtarëve për modelet dhe kategoritë e produkteve të cilat janë të ndaluara të vendosen dhe tregtohen në vend.

ISHMT memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës për zbatimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me to
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) si dhe Ministria e Kulturës, Drejtoria e së Drejtës së Autorit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të të drejtës së autorit në Shqipëri.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga Kryeinspektori i ISHMT-së, Gazmend Osmani si dhe Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Zerina Bruci.

Përmes këtij memorandumi palët konfirmojnë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të identifikuar, siguruar dhe zbatuar të gjitha mjetet e nevojshme ligjore dhe ekzekutive për zbatimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të veprimtarisë të operatorëve ekonomik.

Njëkohësisht konfirmojnë vullnetin e mirë dhe vendosmërinë për të promovuar mirëfunksionimin e institucioneve përmes bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mënyrë konstruktive dhe thelbësore për realizimin e qëllimit të këtij memorandumi.

Kryeinspektori Gazmend Osmani, deklaroi se ISHMT e konsideron objektiv prioritar rritjen e eficencës së mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare të operatorëve ekonomikë, bazuar në respektimin dhe garantimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Përmes këtij memorandumi, ne angazhohemi të bashkëpunojmë dhe shkëmbejmë informacion për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to”, tha Osmani.

Ky memorandum bashkëpunimi bazohet në ligjin Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar,  ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 36, datë 20/01/2016, “Për krijimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.

E drejta e autorit dhe te drejtat të lidhura me to, janë thelbësore për krijimtarinë njerëzore, duke u dhënë në këtë mënyrë nxitje krijuesve në formën e njohjes dhe shpërblimeve të drejta ekonomike.

Sipas këtij sistemi të drejtash krijuesit janë të siguruar që veprat e tyre mund të shpërndahen pa frikën e kopjimit të paautorizuar dhe piraterisë. Kjo është për të ndihmuar rritjen e aksesit dhe për të shijuar kënaqësinë e kulturës, njohurive dhe argëtimeve në të gjithë botën.

ISHMT fuqizim të kapaciteve për garancinë ligjore dhe tregtare të konsumatorëve
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) synon fuqizimin e kapaciteteve të inspektorëve, për një kontroll efikas të subjekteve tregtare në drejtim të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

Në ambientet e ISHMT-së u zhvillua sot trajnimi me fokus të veçantë: Garancinë ligjore dhe tregtare në zbatim të kritereve të përcaktuara në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit .

Kryeinspektori i ISHMT-së, Gazmend Osmani theksoi se sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve është një ndër prioritetet e Qeverisë Shqiptare, pasi sipas tij, rritjes së ekonomisë së një vendi, krahas bizneseve konkurruese, i nevojitet edhe një kërkesë e fortë blerje nga ana e konsumatorëve.

Ekspertja e fushës, Nada Dollani u ndal në garancitë ligjore dhe tregtare që ofrohen për konsumatorin përmes ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Sipas saj, garancitë ligjore dhe tregtare të konsumatorëve përfshijnë detyrimin për dëmshpërblimin e konsumatorëve në rast të mospërputhshmërisë së produktit, dhe detyrimin për pranimin e ankesave brenda 3 ditëve.

“Në rast se sendet e blera nga konsumatori janë me defekte apo nuk funksionojnë atëherë konsumatori mund të ankohet menjëherë tek shitësi, i cili është i detyruar të pranojë ankesat për mallrat në çdo vend ku ushtron ose paraqet veprimtarinë, me përjashtim të rastit kur është autorizuar një person tjetër për riparimet. Në këtë rast, ankesa duhet të paraqitet tek personi i autorizuar për riparimet. Shitësi duhet të vendosë për pranimin e ankesës menjëherë ose brenda 3 ditëve pune”, tha ajo.

Dollani theksoi se kushtet dhe afatet e garancisë tregtare nuk cënojne asnjeherë të drejtat që garantohen me legjislacionin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, për një periudhe 2-vjeçare.

“Për sa i përket, garancisë kontraktuale, kjo nuk duhet të ngatërrohet me garancitë dhe mbrojtjen që ofron ligji “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, pasi mbrojtja e ofruar nga ligji nuk mund të privohet në asnjë mënyrë nga deklarata e garancisë kontraktuale. Garancia kontraktuale mund të ofrojë të drejta shtesë për konsumatorin, por kurrsesi nuk mund të prekë të drejtat që konsumatori ka fituar nga ligji”, tha Dollani.

Pjesë e trajnimit ishin edhe përfaqësues të subjekteve dhe të shoqatës “Bashkimi tregtar i Shqipërisë” dhe Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Ndërgjegjësimi i konsumatorëve në lidhje me sigurinë e produkteve në treg si dhe i operatorëve ekonomikë për detyrimet që duhet të plotësojnë për ofrimin e produkteve të sigurta në treg në zbatim të kritereve të përcaktuar në legjislacionin në fuqi ka qenë në fokusin e punës së ISHMT-së.

ISHMT-ja është përgjegjëse për inspektimin e zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve; mbrojtjes së pronësisë industrial; garantimit të mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to; inspektimit metrologjik; etiketimit për konsumimin e energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji; dhe kontrollit të detergjentëve të vendosur në treg.